
Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi dyshohet si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës që vepronte në zonën e Ascoli.
Operacioni u zhvillua në luginën e Trontos, ku autoritetet sekuestruan një sasi kokaine si dhe 4500 euro në para cash, të konsideruara si prova materiale.
Sipas burimeve, agjentët kishin vënë nën survejim një grup shtetasish shqiptarë, të dyshuar për shpërndarje droge në këtë zonë, të cilët tashmë janë edhe nën hetim nga autoritetet italiane.
Në pranga ra shtetasi me inicialet C.V., 26 vjeç, i njohur për precedentë të mëparshëm penalë. Ai u kap në momentin kur po dorëzonte një sasi droge tek bashkëatdhetarë të tij.
Gjatë kontrollit, policia gjeti mbi 25 gramë lëndë narkotike dhe shumën prej 4500 eurosh cash.
Ndërkohë, një tjetër shtetas shqiptar, M.A., 28 vjeç, është proceduar penalisht dhe ndaj tij është marrë masa e dëbimit të menjëhershëm nga Italia.
Lini një Përgjigje