TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Mars 2023, 14:34

Kultivoi 27 sera me fidanë kanabisi, del fotoja kush është ‘bosi’ i drogës i arrestuar në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Kultivoi 27 sera me fidanë kanabisi, del fotoja kush është

Nesti Delaj alias Ernest Veshtaj, 52-vjeç i dyshuar si organizatori i kultivimit të lëndëve narkotike në Malisë së Madhe është arrestuar nga policia ditën e sotme.

Policia e Malësisë së Madhe ka zbuluar 27 sera brenda të cilave ishin kultivuar në kubikë rreth 8 000 fidanë kanbis, me qëllim kultivimin e tyre në tokë.

Në banesën e 52-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi 3 armë gjahu, municion luftarak dhe 5 armë të ftohta që i mbante pa leje.

Gjithashtu bëhet me dije se janë proceduar penalisht, për shpërdorim detyre, 3 punonjës të bashkisë Malësi e Madhe, respektivisht Drejtori i Shërbimit Pyjor, specialisti i Ujësjellësit dhe hidrauliku i Ujësjellësit.

 

nesti delaj malësi e madhe

Lini një Përgjigje