TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Mars 2023, 12:03

U kap nga autoritetet si mbikqyrësi i fermave të kanabisit, shqiptari bën manovrën epike për t'i shpëtuar policisë (FOTO)

Shkruar nga Pamfleti

U kap nga autoritetet si mbikqyrësi i fermave të kanabisit, shqiptari

Një shqiptar ka tentuar t’i shpëtonte policisë britanike duke hipur dhe fshehur mbi çatinë e ndërtesës. Ai u pikas nga policia si mirëmbajtës i një ferme kanabisi në Britaninë e Madhe, shqiptari Etmont Lika gjeti një mënyrë për t’iu fshehur policisë. Ai tentoi të fshihej duke u ngjitur mbi çati.

Autoritetet ranë në gjurmët e shtëpisë së barit, nga një kallëzim i një bravandreqësi të zonës. Teksa po ndërronte bravat e një prone ai vuri re se ishte një fermë droge.

Gjatë kontrollit fizik në ambiente, u gjetën 200 bimë kanabis  që rriteshin në gjashtë dhoma. Lika tentoi t'i fshihej policisë duke u ngjitur në një çati, por u kap dhe u arrestua.

Lika kishte udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet një varke përtej kanalit në shtator të vitit të kaluar, me shpresën për të fituar mundësi më të mira ekonomike. Lika tha se ka paguar 5000 euro për udhëtimin.

Ndërsa avokatja e tij tha se klientit të saj iu ofruan 100 £ në ditë për të jetuar në pronë dhe u largua nga Shqipëria për arsye ekonomike. Ajo tha:

 “Ai dëshiron të punojë, por ai e di tani se duhet ta kishte bërë këtë përmes kanaleve të duhura”, tha avokatja e tij.

       

britani e madhe shqiperi

Lini një Përgjigje