TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Mars 2023, 22:06

Krimi del jashtë kontrollit, të shtënat me armë zjarri terrorizojnë Shkodrën

Shkruar nga Pamfleti

Krimi del jashtë kontrollit, të shtënat me armë zjarri

Krimi në vend duket se ka dalë jashtë kontrollit. Sulmet e hapura po terrorizojnë vendin javët e fundit dhe po vriten njerëz të pafajshëm. Pas terrorit në Tiranë ku u sulmua një lokal disa javë më parë dhe dje u qëllua ndaj televizionit “Top Channel”, sot është qëllur me armë në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 21.00. ka qen një efektiv që ka lajmëruar sallën operative.

Rreth orës 20:05, në lagjen “Guerrile”, afër livadheve, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, në ajër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, tha ai

Më 12 mars Tirana u trondit nga një sulm me armë ndaj një lokali në Don Bosko, ku persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash pa asnjë lloj droje. Ata vranë bankieren e lokalit, një zonjë e cila ishte krejt e pafajshme, ndërsa mbetën të plagosur 5 të tjerë. Gjithashtu u dëmtua dhe një vajzë 1-vjeçare, mbesa e viktimës.

Por nuk u mbyll me kaq. Mesnatën e së dielës dhe mëngjesin e së hënës, u qëllua me automatik ndaj godinës së “Top Channel”. Për pasojë vdiq një tjetër i pafajshëm, roja i objektit. Edhe për këtë ngjarje nuk dihet se cili është motivi dhe kush janë autorët.

Ndërkohë sot duket se është tronditur Shkodra, ku sërish kemi të shtëna me armë.

krimi plumba shkoder

Lini një Përgjigje