TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Mars 2023, 16:24

Aksidenti te “Rruga e Elbasanit”, arrestohet shoferi i autobusit që u përmbys

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti te “Rruga e Elbasanit”, arrestohet shoferi i autobusit

Policia ka vënë në pranga shoferin e autobusit që u aksidentua të hënën te “Rruga e Elbasanit.

31-vjeçari Gentian Qosja  akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.

G. Q., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, në Rrugën e Elbasanit, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit. Për pasojë autobusi është përplasur me një automjet të parkuar dhe më pas është përmbysur. Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i autobusit dhe 5 pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

autobusi rruga e elbasanit

Lini një Përgjigje