TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Qershor 2026, 16:40

Kamioni përplaset me "Golf"-in në aksin Elbasan-Peqin, 1 person i plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Kamioni përplaset me "Golf"-in në aksin Elbasan-Peqin, 1

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan–Peqin, pranë fshatit Bishqem. Mësohet se një kamion është përplasur me një automjet tip "Golf".

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Bëhet me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga një manovër e gabuar parakalimi e njërit prej mjeteve, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes janë ende nën hetim.

Në vendin e aksidentit mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kryen veprimet procedurale dhe po punojnë për të përcaktuar shkakun e ngjarjes.

Lini një Përgjigje