TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Qershor 2026, 13:52

Grabitën 900 euro dhe 4 celularë në një banesë në Tiranë, arrestohen dy persona; në kërkim bashkëpunëtori

Shkruar nga Pamfleti
Grabitën 900 euro dhe 4 celularë në një banesë në
Foto nga operacioni

Tre të rinj dyshohet se kanë grabitur nën kërcënimin e thikës një banesë në rrugën “Gjon Buzuku” në Tiranë, duke marrë një shumë të konsiderueshme parash në euro dhe katër telefona celularë. Dy prej autorëve të dyshuar janë arrestuar, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.

Sipas Policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës së 23 qershorit. Pas hetimeve të kryera, uniformat blu finalizuan operacionin policor të koduar “Doorbell”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit Ersjan Senka, 20 vjeç dhe Kristi Kacolli, 19 vjeç.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim 21-vjeçari me inicialet Xh.T., i cili dyshohet se ka marrë pjesë në grabitje së bashku me dy të arrestuarit.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi 900 euro dhe katër telefona celularë, të cilët dyshohet se janë sendet e vjedhura nga banesa.

Hetimet vijojnë për kapjen e 21-vjeçarit, si edhe për të verifikuar nëse tre të rinjtë janë të përfshirë në raste të tjera të ngjashme vjedhjesh në kryeqytet.

"Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Doorbell”, për zbardhjen e vjedhjes me mjete prerëse, kryer mesnatën e datës 23.06.2026, në një banesë në rrugën “Gjon Buzuku”. Kanosën me mjete prerëse, poseduesit e banesës, ku vodhën një shumë të konsiderueshme eurosh dhe 4 celularë, vihen në pranga 2 shtetas. Identifikohet dhe bashkëpunëtori i tyre. Punohet për kapjen e tij. Sekuestrohen 900 euro dhe 4 celularë, dyshohet të vjedhura.  Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të kryera pas njoftimit se në banesën e 2 shtetasve, në rrugën “Gjon Buzuku”, në mesnatë, më datë 23 qershor 2026, ishin vjedhur nëpërmjet kanosjes me mjete prerëse, një shumë parash dhe 4 celularë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin e koduar “Doorbell”.

Në kuadër të operacionit u kapën në zonën e quajtur “Alliasi”, dhe u vunë në pranga bashkautorët e dyshuar, shtetasit E. S., 20 vjeç dhe K. K., 19 vjeç, si dhe u shpall në kërkim autori tjetër i dyshuar, shtetasi Xh. T., 21 vjeç. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ata kanë kanosur me disa mjete prerëse, 2 poseduesit e banesës në rrugën “Gjon Buzuku”, për të vjedhur aty, një shumë të konsiderueshme eurosh dhe 4 celularë. Punohet për kapjen e 21-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjeve, në të cilën mund të jenë përfshirë këta shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

grabitën 900 euro 4 celularë tiranë

Lini një Përgjigje