TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Nëntor 2023, 09:15

Ishin shpallur në kërkim për vrasje, arrestohen dy shqiptarë në Belgjikë

Shkruar nga Pamfleti

Ishin shpallur në kërkim për vrasje, arrestohen dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë arrestuar nga njësitë speciale të policisë në Tervuren të Belgjikës, pasi ishin shpallur në kërkim. Mësohet se shqiptarët ishin përplasur me një makinë policie më herët.

Sipas mediave belge bëhet fjalë për dy shqiptarë të moshës 28 dhe 50 vjeç, të cilët akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë. Të dy ndodheshin në makinën e cila u përplas me automjetin e policisë.

Përplasja ndodhi në Chaussée de Bruxelles në Crainhem efektivët e policisë ishin duke zhvilluar një ndërhyrje si pjesë e një hetimi në vazhdim.

Pas aksidentit, policia ka qëlluar drejt tyre me dy të shtëna. Automjeti që po ikte dhe dy nga pasagjerët e tij u kapën më pas pranë Tervurenit.

Një shqiptar i tretë u arratis, tha një zëdhënëse e prokurorisë, ndërsa gjatë operacionit u mobilizua edhe një helikopter i policisë.

dy shqiptar belgjik vrasje kerkim

Lini një Përgjigje