
Po ashtu janë futur në skaner djali dhe vajza e Bujar Grabovës, i cili rezulton i përfshirë në trafikun e kokainës. Në listë janë edhe familjarët e oficeres së kufirit Jonida Babameto.
Prokuroria e Posaçme ka nisur hetim pasuror dhe jo vetëm, për afro 40 persona, shumica familjarë të të arrestuarve në kuadër të aksionit të pak ditëve më parë, ku ra në pranga Erzen Breçani.
SPAK zbuloi se janë trafikuar tonelata kokainë nga Ervin Mata dhe djali i Erzen Breçanit, teksa në biseda dalin dhe emra të tjerë. Po ashtu, kanë dalë fakte se si i ati i Ervin Matës po ndërton një kullë te ish-ekspozita që dyshohet me para droge.
Për këtë arsye SPAK është vënë në lëvizje dhe mësohet se ka futur në skaner gjithë familajen e Ervin Matës. Mësohet se do të verifikohen i ati i tij Luan Mata dhe e ëma Merita Mata. Po ashtu në skaner është futur dhe tezja e tij, Emis Mata. Emër i njohur padyshim është ai i Elvana Gjatës, të cilët kanë qenë prej vitesh në një lidhje. Gjata u përmend dy herë në komunikime, ku duket se përdorej për transferimin e parave.
Po ashtu janë futur në skaner djali dhe vajza e Bujar Grabovës, i cili rezulton i përfshirë në trafikun e kokainës. Në listë janë familjarët e oficeres së kufirit Jonida Babameto. Gjithashtu ka verifikim pasuror dhe për Erzen Breçanin, i cili rrezikon të humbasë HEC-in, për të cilin u fol se ishte ngritur me para droge. Kompania u themelua në vitin 2019, ndërsa pronarë të saj janë firmat “BREÇANI-R.O.S.P”.
Por, në emër të Erzen Breçanit është një tjetër biznes i regjistruar në shtator 2022 është regjistruar me emrin “Breçani” me aktivitet: “…investim, Operim, Prodhim, shfrytëzim, shitje i kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike nga të gjitha burimet e rinovueshme të energjisë elektrike si dhe të gjitha veprimtaritë e tjera ligjore që rrjedhin nga aktiviteti tregtar i energjisë elektrike…”. Përveçse pasurive fizike, kanë nisur edhe hetimet për transaksionet bankare të këtyre personave.
Disa nga emrat e futur në skaner
· Matilda Grabova, e bija e Bajram dhe e Albana, e datëlindjes 28.04.2000, lindur më Durrës
· Marko Grabava, i biri i Bajram dhe e Albana, i datëlindjes 11.10.2005, lindur më Durrës
· Jonida Babameto, e bija e Trifon dhe e Llambrini, e datëlindjes 24.10.1997, lindur në Fier
· Egon Babameto, i biri i Petrit dhe liri, i datëlindjes 28.01.1963, lindur në Durrës
· Edo Babameto, i biri i Egon dhe i Jonida, i datëlindjes 09.09.2006, lindur në Tiranë
· Luna Babameto, e bija e Egon dhe e Jonida, e datëlindjes 12.02.2008, lindur në Tiranë
· Ervin Mata, i biri i Luan dhe Merita, i datëlindjes 10.08.1987, lindur në Tiranë
· Luan Mata, i biri i Zeqir dhe i Hanife, i datëlindjes 01.05.1960, llindur në Dibër
· Merita Mata, e bija e Fejzi dhe e Qerime, e datëlindjes 16.12.1960, lindur në Tiranë
· Emis Mata, e bija e Fejzi dhe Qerime, e datëlindjes 16.12.1960, lindur në Tiranë
· Elvana Gjata, e bija e Fatmir dhe e Donika, e datëlindjes 03.02.1987, lindur në Tiranë
Lini një Përgjigje