TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Nëntor 2023, 14:30

Të shtëna me armë zjarri në Peqin, në ngjarje i pranishëm edhe kryetari i bashkisë, Bukurosh Maçi

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë zjarri në Peqin, në ngjarje i

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në qytetin e Peqinit.

Burime për mediat, bëjnë me dije se në momentin e të shtënave i pranishëm në konflikt ka qenë dhe kreu i bashkisë së Peqinit, Bukurosh Maçi.

Sipas të dhënave paraprake kryebashkiaku ka debatuar me personin që dyshohet të ketë qëlluar disa herë me armë zjarri në ajër.

Mësohet se policia ka reaguar menjëherë dhe grupi hetimor në vendngjarje ka identifikuar personin që ka përdorur armën. Ky i fundit rezulton të ketë precedentë të mëparshëm penal.

"Rreth orës 13:30, në lagjen “Xhami”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasve L. E., 50 vjeç dhe A. C., 40 vjeç, dyshohet se ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasve L. E. dhe A. C. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit", njofton policia.

peqin arme konflikt bukurosh maci

Lini një Përgjigje