TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Nëntor 2023, 07:34

Aksident i rëndë në Sarandë, makina del nga rruga dhe përplaset me bordurën; humb jetën 34-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Sarandë, makina del nga rruga dhe
Viktima, Arlind Qendro

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesnatën e kësaj të shtune në Sarandë.

Burime bëjnë me dije se 34-vjeçari Arlind Qendro, banor i Sarandës, duke udhëtuar me mjetin e tij ka dalë nga rruga fillimisht është përplasur me bordurën dhe pastaj ka rënë jashtë saj.

Për rrjedhojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit.

Pas njoftimit nga një qytetar i rastit ka shkuar ambulanca dhe 34-vjeçari është transportuar në urgjencën e spitalit, ku është konfirmuar vdekja e tij. Mësohet se 34-vjeçari ndodhej i vetëm në mjetin e tij.

Shërbimet e qarkullimit rrugor të Sarandës kanë shkuar në vend ndërsa ende nuk është bërë e ditur se cili ka qenë shkaku i këtij aksidenti të rëndë.

aksident sarande makina 34-vjecari

Lini një Përgjigje