TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Shkurt 2025, 16:04

I shpallur në kërkim nga Italia, kapet në Lezhë 25-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

I shpallur në kërkim nga Italia, kapet në Lezhë

Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane u arrestua në Lezhë në kuadër të operacionit të koduar “Terni”. i riu, i identifikuar si Serxho Nikolli, është shpallur në kërkim nga drejtësia italiane si i dyshuar për përfshirje në një organizatë kriminale që merrej me trafikun e narkotikëve.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë operacionit të koduar "Terni”, kanë kapur në qytetin e Lezhës dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin S. N., 25 vjeç, (Serxho Nikolli), banues në Shënkoll”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali, theksohet në njoftimin zyrtar.

Gjykata e Ternit e akuzon 25-vjeçarin për veprat penale “organizata kriminale” dhe “trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

 

Lini një Përgjigje