TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Shkurt 2025, 15:47

U kërcënua nga “Ben Qimja”, merret në mbrojtje gjyqtari i Fierit dhe familja e tij!

Shkruar nga Pamfleti

U kërcënua nga “Ben Qimja”, merret në mbrojtje

Gjyqtari Vladimir Cjapi dhe familja e tij janë marrë në mbrojtje, pas kërcënimit nga Arben Isufi, i njohur si “i forti i Fierit” ose ndryshe . Ngjarja ka ndodhur më 17 shkurt.

Mësohet se këtë të enjte, policia dhe RENEA kanë ushtruar kontrolle në disa ambiente dhe automjete në pronësi të Isufit, por nuk ka arritur që ta gjejë atë.

Me qëllim hetimin e plotë të rastit, policia ka sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 1 palë targa të huaja, jelek multifuksional si i Policisë, 2 pajisje DVR, 6 celularë dhe dokumente zyrtarë.

Policia e Fierit informoi më herët se po kryhen kontrolle intensive për kapjen e 55-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të tij.

Lini një Përgjigje