TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Shkurt 2025, 13:48

Kërcënoi një gjyqtar, policia kontroll në banesë e ‘Ben Qimes’; gjenden armë, targa të huaja dhe 6 celularë

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënoi një gjyqtar, policia kontroll në banesë e
Arben Isufaj

Policia në Fier, ka kryer kontroll në banesën dhe makinat e Arben Isufajt i njohur si ‘Ben Qimja’, i cili kërcënoi gjyqtarin Vladimir Cjapi.

Gjatë kontrollit gjenden dhe sekuestrohen, 1 armë zjarri pistoletë, 1 palë targa të huaja, jelek multifuksional si i Policisë, 2 pajisje DVR, 6 celularë dhe dokumenta zyrtarë.

'Fier/ Veprime intensive hetimore dhe policore, mbi rastin e kanosjes së një gjyqtari të Gjykatës së Fierit, të kallëzuar prej gjyqtarit, në Prokurorinë e Fierit, më datë 17.02.2025. Kryhen kontrolle në ambiente dhe automjete, në pronësi të shtetasit të shpallur në kërkim si autor i këtij rasti.

Gjenden dhe sekuestrohen: 1 armë zjarri pistoletë, 1 palë targa të huaja, jelek multifuksional si i Policisë, 2 pajisje DVR, 6 celularë dhe dokumenta zyrtarë.

Në vijim të veprimeve, shoqërohen në ambientet e Policisë, disa shtetas (me lidhje me shtetasin e shpallur në kërkim).

Në zbatim të vendimit të datës 19.02.2025, të Gjykatës së Fierit, Policia e Fierit dhe “RENEA” kanë kryer kontrolle në banesa, ambiente dhe automjete, në pronësi të shtetasit A. I., 55 vjeç, banues në lagjen "Sheq i Madh", i cili është kallëzuar në Prokurorinë e Fierit, nga një gjyqtar i Gjykatës së Fierit, për kanosje të kryer më datë 12.02.2025.

55-vjeçari është shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

Me qëllim hetimin e plotë të rastit, Policia ka sekuestruar sende që do t’i shërbejnë hetimit, si dhe ka shoqëruar shtetas të lidhur me shtetasin A. I.

Policia e Fierit informon se po kryhen kontrolle intensive për kapjen e 55-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të tij, për këtë rast që ka cenuar për shkak të detyrës, një anëtar të Gjykatës së Fieri.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.', njofton policia.

Kërcënoi një gjyqtar, policia kontroll në banesë e

arben isufaj kërcënoi një gjyqtar

Lini një Përgjigje