TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Shkurt 2025, 11:44

Akuzohet se kërcënoi me jetë gjyqtarin, gjykata urdhëron kontrollin e banesave të “Ben Qimes”

Shkruar nga Pamfleti

Akuzohet se kërcënoi me jetë gjyqtarin, gjykata urdhëron

Gjykata ka dhënë urdhër për kontrollin e banesave të Arben Isufajt, i njohur me nofkën “Ben Qimja”, pas akuzave të ngritura ndaj tij për kanosje me jetë të gjyqtarit Vladimir Cjapi.

Kjo lëvizje erdhi pas hetimeve të nisura për këtë ngjarje, ku Isufaj dyshohet se ka kërcënuar gjyqtarin Cjapi.

Arben Isufaj, i njohur me nofkën “Ben Qimja”, është një figurë e njohur në botën e krimit në Shqipëri. Ai është i njohur për aktivitetet e tij të paligjshme, përfshirë trafikun e drogës dhe veprimtari të tjera kriminale.

Vendimi i GJKKO:

Konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të pasurive të sekuestruara si më poshtë vijojnë:

Objekt “Pulari”, shoqëria tregtare, e emërtuar “ISUFAJ 2001”, me NIPT. K23019402P, i përbërë nga 1 godinë, me objekt të aktivitetit “Rritje dhe tregtim të zogjve të pulës, me shumicë e pakicë”, i cili ndodhet me seli në fshatin në Grizë-Patos;

33% e kuotave të kapitalit të Shoqërisë “AKILI ALB” SHPK, me Nipt.L12805404G, i regjistruar më datë 05.04.2011;

Një pasuri të paluajtshme e llojit “Truall”, me sipërfaqe 3,289.00 m2, e cila ndodhet në Fier;

Një pasuri të paluajtshme e llojit “Tokë pa Frut”, me sipërfaqe 14000 m2, e cila ndodhet në Hasturkas-Fier;

Një pasuri të paluajtshme e llojit “Arë”, me sipërfaqe 1467 m2, e cila ndodhet në Sheq i Madh-Fier;

Automjeti AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi AUDI A8, në pronësi të E. Isufaj;

Automjeti AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi MERCEDES BENZ ML270CDI, në pronësi të Y. Isufaj;

Automjeti lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi MERCEDES BENZ 300D, në pronësi të Y. Isufaj;

Automjeti lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi DAIMLER CHRYSLER S500, në pronësi të A. Çako;

Automjeti lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi MERCEDES BENZ S63 AMG, me numër shasie WDD2211771A278411, ngjyrë Gri, në pronësi të A. Çako;

Automjeti me targë AA721OB, lloji AUTOVETURË, marka/tipi/emërtimi AUDI A8L, në pronësi të A. Çako;

ben qimja

Lini një Përgjigje