
Policia ka arrestuar 26-vjeçarin Erdit Ponari pasi është kapur me drogë në automjet. Blutë kanë arrestuar në flagrancë të riun, pasi u kap me 23.5 gr kokainë, e cila dyshohet se ishte destinuar për shitje në doza.
Në vijim të operacionit, në banesën e tij u sekuestruan edhe 9 steka me cigare pa pullë fiskale.
"E. P., 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Në Rinas, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. P., në të cilin gjatë kontrollit kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se ai e posedonte me qëllim shitjen në doza. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan 9 steka me paketa me cigare, pa fullë fiksale”, njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje