TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Shkurt 2025, 10:21

Vrasja te “Kodra e Diellit”; kush është 42-vjeçari me dy emra, i ekstraduar nga Gjermania

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja te “Kodra e Diellit”; kush është 42-vjeçari
Briken Sanaj dhe Vladimir Kola

Shtetasi Vladimir Kola alias Valmir Kola u ekstradua nga Gjermania. 42-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Me 10 shkurt Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasin Vladimir Kola për ‘Vrasje me paramendim’ tek kompleksi ‘Kodra e Diellit’ dhe katër të pandehur të tjerë për vrasjen e Briken Sanaj.

Vladimir Kola akuzohet se ka kryer vrasjen ne bashkëpunim me persona të tjerë. Për këtë ngjarje janë arrestuar më herët edhe Gjelosh Krasniqi dhe ndodhet në kërkim Kened Antoni, i cili ju ka shitur autorëve automjetin ‘Mercedes Benz’ që u përdor për ekzekutim.

Kush është Vladimir Kolaj?

Vrasja te “Kodra e Diellit”; kush është 42-vjeçari

Personi që po shikoni në foto është Vladimir (Valmir) Kola, 42, lindur në Pukë dhe banues në Shëngjin, Lezhë, i shpallur në kërkim për vrasjen e Briken Sanajt, ngjarje e ndodhur më 30 tetor të 2022. Kola u shpall në kërkim si ekzekutor në ngjarje, ndërsa bashkëpunëtor ka pasur dy persona nga Kosova.

Ata janë Gjelosh Krasniqi lindur dhe banues në Pejë, i akuzuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe Kened Antoni 25 vjeç, lindur dhe banues në Pejë, i dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Sipas njoftimit të policisë, Antoni i ka shitur automjetin Krasniqit më datë 24.10.2022, dhe po në këtë datë, të dy e kanë future makinën në territorin e Shqipërisë dhe ia kanë vënë atë në dispozicion Kolës, i cili e ka përdorur për realizimin e vrasjes së Sanajt. Pas ngjarjes, autori i dyshuar e ka djegur automjetin, në rrugën dytësore Tiranë - Durrës, së bashku me armën e krimit. Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar 4 automjete të përdorura nga autori i dyshuar, para dhe pas ngjarjes, 10 aparate celulare, si dhe pamje filmike që i shërbejnë hetimit.

Si ndodhi krimi?

Briken (Skerdilajd) Sanaj u qëllua më 30 tetor. Fillimisht është raportuar se tij i është marrë jeta si hakmarrje për plagosjen e kryer 10 vite më parë nga vëllai i tij, Antonio alias Renato Sanaj, e gjitha pas një sherri të nisur për një vajzë. Në atë kohë, Renato qëlloi dhe plagosi Gentian Kolën. Dy familjet në Lezhë u futën në gjak dhe tentativat për pajtim ishin të pasuksesshme. Për të shmangur atë që ndodhi, vëllezërit Sanaj kishin ikur nga Shqipëria dhe kishin nisur një jetë tjetër në Itali, por duket se nuk i kanë ikur dot hasmit. 

 

briken sanaj dhe vladimir kola

Lini një Përgjigje