TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Shkurt 2025, 07:59

Plagosi kushëririn e Kryebashkiakut të Kukësit, zbardhet dëshmia e autorit: Vëllai i Halilajt i drejtoi armën babait tim

Shkruar nga Pamfleti
Plagosi kushëririn e Kryebashkiakut të Kukësit, zbardhet
Sebastian Muçmata

Zbardhet dëshmia e 25-vjeçarit Sebastian Muçmata, i cili akuzohet se plagosi 28-vjeçarit Elvis Halilajn, kushëririn e kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilaj. Ai ka konfirmuar se konflikti nisi për shkak të detyrës së vëllait.

I riu u vetëdorëzua në polici mbrëmjen e djeshme ndërsa akuzohet për veprën penale të vrasjes me dashje në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.

Në dëshminë  e tij, Sebastian Muçmata tha se nuk shkoi për të vrarë askënd por vëllai i të plagosurit i drejtoi armën babit të tij. Ai ka treguar gjithashtu se shtetasit Qerim dhe Elvis Halilaj kanë dhunuar më herët vëllanë e tij, i cili punon në Bashki në funksionin e Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike. Sipas Muçmatës, ata pretendojnë se ka ndërhyrë në largimin nga puna të Halilajt.

“Me faktin dhe akuzën u njoha dhe për sa më pyesni dhe më akuzoni kam për të shtuar se nuk kam shkuar për të vrarë njeri, por në momentin që kam shkuar, aty Qerimi (vëllai i të plagosurit) i ka drejtuar armën babait tim Izetit (Muçmata), në këto momente kam shkuar menjëherë te makina dhe kam marrë një armë tip pistoletë që e kisha në bagazh dhe kam qëlluar në drejtim të rrugës ku ishin dy vëllezërit Qerimi dhe Elvisi Halilaj, po të kisha qëllim për t’i vrarë unë e kisha atë mundësi, por nuk kam pasur qëllim vrasjen e asnjë personi. Unë, kur kam mësuar se pikërisht shtetasit Qerim e Elvis Halilaj kishin rrahur sot te agjencia e Bicajve vëllanë tim Zenelin, i cili ka ngelur pa ndjenja i shtrirë në tokë.

Ky konflikt ka filluar për shkak të detyrës së Zenel Muçmatës, i cili punon në Bashki në funksionin e Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Elvis Halilaj pretendon se ka ndikuar ose ka ndërhyrë drejtpërdrejtë për largimin nga puna të Elvis Halilajt”, dëshmoi i riu.

Lini një Përgjigje