TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shkurt 2025, 19:16

Ndjekje ‘këmba këmbës’ në rrugicat e Vlorës dhe te ambientet e një lokali, dalin pamjet si u prangos Endrit Sadedini (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ndjekje ‘këmba këmbës’ në rrugicat e Vlorës

Dalin pamjet e aksionit sot në Vlorë ku u prangos Endrit Sadedini. 38-vjeçari gjatë aksionit u ka drejtuar armën efektivëve, të cilët më pas e kanë ndjekur “këmba-këmbës”.

Ai ka tentuar tu largohet duke hyrë në ambientet e një lokali, por është prangosur.

Bazuar në informacionet e inteligjencës policore dhe pas një operacioni të mirëkoordinuar, shërbimet operacionale bënë të mundur lokalizimin, neutralizimin dhe kapjen e shtetasit E. S., 38 vjeç, person me precedentë penalë të theksuar, i arrestuar dhe i hetuar më parë nga autoritetet e huaja për vepra penale të rënda në fushën e krimeve kundër personit. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, së bashku me një karikator me municion luftarak.

Shtetasi E. S., në momentin që pa shërbimet e Policisë, tentoi të largohej dhe iu ka drejtuar armën e zjarrit shërbimeve të Policisë, por s’ka mundur të qëllojë apo të largohet, pasi, falë profesionalizmit të forcave të Policisë, është bërë e mundur neutralizimi dhe arrestimi i tij. Arma e zjarrit do t’i nënshtrohet ekspertizës balistike për të verifikuar nëse është përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme”, tha policia.

Lini një Përgjigje