TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shkurt 2025, 17:30

Plagosja në Kukës, policia shoqëron disa persona; autori ende në arrati

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja në Kukës, policia shoqëron disa persona; autori ende

Disa persona janë shoqëruar në komisariat lidhur me plagosjen e 29-vjeçarit Elvis Halilaj në fshatin Bicaj të Kukësit.

Halilaj është kushëriri i Kryetarit të Bashkisë Kukës Albert Halilaj, i cili dyshohet të jetë plagosur nga shtetasi Zenel Muçmata me detyrë Drejtor i drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë Kukës.

Sipas uniformave blu janë shoqëruar persona me mbiemër Halilaj dhe Muçmata, ndërsa autori ndodhet ende në arrati. Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe ngjarjes që çoi deri në plagosje.

Sherri mes tyre ka nisur në vendin e quajtur “Sheshi i Agjensisë Bicaj”, ku Halilaj e ka goditur me grushte autorin e dyshuar. Pas përplasjes fizike Elvis Halilaj është larguar në drejtim të fshatit të tij, por është ndjekur nga autori dhe kur ka ndaluar pranë banesës makina e Halilajt, Zenel Muçmata e ka qëlluar në këmbë me armë zjarri.

Lini një Përgjigje