TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shkurt 2025, 16:58

Kokainë e fshehur në furgonin e linjës Berat-Zakyntho, arrestohet shoferi shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Kokainë e fshehur në furgonin e linjës Berat-Zakyntho, arrestohet

Policia greke ka arrestuar 2 persona pasi janë kapur me një sasi lëndësh narkotike dhe para cash.

Furgoni i linjës ndërkombëtare Berat – Zakyntho, u kap nga policia greke me një sasi lënde narkotike kokainë. Punonjësit e policisë së Departamentit të Narkotikëve të Patras, kanë lokalizuar dy të dyshuar në Rio, ku një shtetas shqiptar i ka dorëzuar një greku, dy çanta dhe më pas janë larguar me automjete në drejtime të ndryshme.

Policia ka ndaluar menjëherë të dyshuarit dhe gjatë kontrollit që u bënë, u gjetën dhe sekuestruan tre pako me 159.3 gramë kokainë, ndërsa shqiptari i’u gjet një pako me 1 kg 44 gramë kokainë, një telefon celular dhe 6445 euro.

159.3 gramë kokainë ishin ndarë në tre pako dhe ishin fshehur me kujdes në një pako detergjenti lavanderie, ndërsa 1044 gramë kokainë u gjetën në kabinën e mjetit që drejtohej nga shqiptari. Mjeti i këtij të fundit rezulton furgon i linjës Berat - Zakyntho. Bashkë me shoferin, mësohet se janë ndaluar edhe pasagjerët, të cilët më pas janë lënë të lirë të largohen.

Lini një Përgjigje