TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Shkurt 2025, 10:33

Ekzekutimi i biznesmenit Nikulaj në Lezhë, portugezi Ruben Saraiva dërgohet për gjykim

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i biznesmenit Nikulaj në Lezhë, portugezi Ruben Saraiva

Pas mbylljes së hetimeve dhe komunikimit të akuzës në fund të vitit që lamë pas, dosja penale në ngarkim të portugezit Ruben Saraiva i marrë i pandehur, për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, është dërguar për gjykim në Gjykatën e Lezhës.

Dosja është e veçuar nga pesë personat e tjerë, të cilët nuk janë ekstraduar ende nga Britania e Madhe. Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtari Renis Sheshi dhe me 26 shkurt është caktuar që të zhvillohet seanca e parë paraprake gjyqësore.

Ndaj 30-vjeçarit portugez prokuroria e Lezhës ka ngritur akuzat “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje” dhe tashmë do të jetë gjykata e cila do të vendos, nëse kjo çështje do të kalojë për gjykim themeli apo do të kthehet për plotësim hetimesh.

Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri më 31-dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës, në pritje për t’u përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa në vazhdimësi të ketë lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Për krimin të akuzuar janë edhe 4 shtetas britanikë që ndihmuan dhe i dyshuari Edmond Haxhia si organizator dhe porositës i vrasjes. Ardian Nikulaj u ekzekutua më 19 prill 2023 në Shëngjin në hotelin e tij. Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me fisin Lekstakaj, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.

Lini një Përgjigje