TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Shkurt 2025, 12:45

Nuredin Dumani rrëfehet para SPAK: Si i grabitëm 30 ora dhe 8.3 kg ar argjendarit në Elbasan me Talo Çelën

Shkruar nga Pamfleti
Nuredin Dumani rrëfehet para SPAK: Si i grabitëm 30 ora dhe 8.3 kg ar
Talo Çela dhe Nuredin Dumani

Ditën e sotme në GJKKO po vijojn seanca gjyqësore për dosjen e bujshme “Plumbi i Artë”, ku i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka dhënë dëshmitë e tij lidhur me ngjarje të ndryshme kriminale.

Gjatë seancës së kësaj të enjteje, avokatët patën mundësinë ta pyesin Dumanin mbi aktivitetin dhe lidhjet e tij me grupe kriminale ndërsa dëshmoi dhe mbi grabitjen e një argjendari në qytetin e Elbasanit.

Pjesë nga dëshmia:

Ku u diskutua plani për grabitjen?

Dumani: “Plani u bisedua në shtëpinë e Talo Çelës, e cila ndodhet pranë servisit të Gentian Sharrës. Shtëpia ishte dykatëshe me çati dhe në atë kohë nuk kishte portë, por vetëm rrjetë.”

Si ishte viktima dhe si u krye grabitja?

Dumani: “Viktima ishte trupmbushur dhe më i gjatë se unë. Grabitja u krye në orën 07:00-08:00 të mëngjesit, gjatë një dite me shi. I morëm dy çanta, një blu e errët ose e zezë, nuk e mbaj mend saktë.”

A e mësuat emrin e viktimës?

Dumani: “Nuk e kam fiksuar, pasi nuk më interesonte.”

Çfarë kishte brenda çantave?

Dumani: “Në çanta kishte bizhuteri të ndryshme, mbi 30 ora dhe rreth 8.3 kg ar, pa llogaritur orët. Pas grabitjes, shkuam në shtëpinë e Talo Çelës dhe i zbrazëm sendet në papafingo. Hoqëm çantat për të shmangur ndonjë pajisje GPS.”

Si u larguat nga vendngjarja?

Dumani: “Atë ditë kishim një ‘Benz 2500’ me ngjyrë blu të errët. Shkuam dhe u kthyem me të njëjtën makinë. Po ashtu, kishim dhe dy mjete të tjera, një ‘Rover 75’ dhe një tjetër ‘Benz 2500’.”

Çfarë ndodhi me çantat e grabitura?

Dumani: “Çantat i hoqi Talo Çela, por nuk e di se ku i çoi.”

Çfarë veshje kishit ditën e grabitjes?

Dumani: “Nuk e mbaj mend.”

Si ndodhi momenti i grabitjes?

Dumani: “Ilirjan Feçi mori çantën dhe situata na doli pak jashtë kontrollit, pasi nuk donim ta vrisnim viktimën.”

A pati përplasje fizike me viktimën?

Dumani: “Nuk pati kohë për konflikt, pasi ai u godit me levë.”

Kush ndodhej në makinë gjatë kthimit nga vendngjarja?

Dumani: “Në mjet ishim unë, Ilirjan Feçi, Gentian Sharra dhe Talo Cela.”

nuredin dumani

Lini një Përgjigje