TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Shkurt 2025, 12:25

"Grabitëm florinj në një argjendari", Nuredin Dumani dëshmon në GJKKO: Si e njoha Gentian Sharrën nëpërmjet Talo Çelës

Shkruar nga Pamfleti

"Grabitëm florinj në një argjendari", Nuredin Dumani

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka dëshmuar në seancën e radhës gjyqësore që po mbahet për procesin “Plumbi i Artë”. Avokateve të të akuzuarve iu dha e drejta që ta pyesin dëshmitarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin, mbi ngjarje të ndryshme.

Ai ka treguar se Gentian Sharrën e njeh nga Talo Çela ndërsa shprehet se në vitin 2011 ka vjedhur një automjet në Elbasan me këtë të fundit.

Dumani tregon se Gentian Sharra planifikoi grabitjen e një argjendarie në Elbasan ndërsa shtoi se Sharra këroi që viktimën e grabitje ta godisnin me levë hekuri. 

I pari ishte Sokol Hazizaj, mes të cilëve u zhvillua kjo bisedë:

Avokati: Në cilët qytete keni jetuar?

Dumani: Jam shpërngulur nga Dibra drejt Rrogozhinës, kam shkuar në Durrës, kam lëviz vetë herë pas here. Në 2020-n kam marrë apartament në Elbasan përballë parkut.

Avokati: A i njihni rrugët?

Dumani: Varet ca rruge, deri diku i njoh.

Avokati: Gentian Sharrën nga e njihni?

Dumani: E njoh nga Talo Çela në vitin 2010.

Avokati: Në çfarë rrethanash?

Dumani: Kishte një lokal në Bradashesh, në rrugën e vjetër.  Aty kishte një servis dhe një lokal

Avokati: Çfarë profesioni kishte Sharra?

Dumani: Vidhja makina dhe i çmontonte aty. Mbaj mend që kam vjedhur me Talon makinë në vitin 2011. S’e di muajin. Kam bërë shumë grabitje, por mbaj mend grabitjen në Elbasan, një argjendari, rreth vitit 2011. Unë s’e kisha parë më parë viktimën, po e kishte planifikuar Gentian Sharra. Unë kam shku vetëm ditën e ngjarjes. Gentian Sharra na tha “do ta godisja me levë hekuri”. Ishte në një parking.

Dumani: Planin e kemi biseduar tek shtëpia e Talo Çelës, e cila ndodhet ne afersi te lokalit te Gent Sharres. Eshte nje shtepi dy katëshe dhe çati, nuk ka pasur porte ka qene me rrjet.

Viktima qe e grabitem ishte trup i mbushur me i gjate se une.Per veshjen nuk e mbaj mend. E kam degjuar emrin pasi eshte bere grabitja. Kishte ora varse floriri diku tek 8 kg e 300 gram. I morem shkuan te shpia e Talos dhe i kam zbardhur ne tavoline. Mjeti qe u kthen nga grabitja me benz 2500.

Kam pas komunikime me Ilrjan Fecin. Po nuk e mbaj mend numrin. Çantat e vjedhura nuk i mbaj mend se i ka zhduk Talo Cela.

Avokati tregon nje foto nga kamerat e sigurisë

Dumani: Se mbaj mend

Lini një Përgjigje