TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Shkurt 2025, 12:48

Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai: Autorët erdhën edhe në mort! Kam dyshime se e kanë ekzekutuar kundrejt pagesës

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai: Autorët erdhën edhe në mort!

Babai i Ramazan Matajt, 33-vjeçarit i cili u qëllua për vdekje nga vëllezërit e tyre, Arjon dhe Klisman Hasaj në fshatin Dragoç të Shkodrës, ka treguar sot detaje të reja në lidhje më ngjarjen. 

Në një lidhje direkte me emisionin “Me zemër të hapur”, Fatmir Mataj ai u shpreh se Arjoni dhe Klismani i shkuan në mortin e të birit, por theksoi se nëse do e dinte të vërtetën do i kishte varrosur së bashku me Ramazanin. Mataj më tej ka hedhur poshtë akuzat e Armela Hasajt se viktima i kishte prishur 2 martesa dhe se e shtantazhonte.

Fatmir Mataj ngre më tej dyshime se ngjarja mund të jetë kryer edhe kundrejt një pagese.

Fatmir Mataj: Nuk është e vërtetë, i ka shteti në dorë nëse lidhjet intime dalin atëherë bravo i qoftë. Nuk mund të flas para kohe. Nëse e kisha ditur këtë punë, atë ditë që më kanë vrarë djalin, unë i kisha vendosur të 3 në një varrim.

Ta kisha ditur këtë çështje, që janë gënjeshtra, të 3 bashkë i kisha bërë bashkë atë ditë dhe i kisha shti në dhe’. Nuk janë të vërteta të deklaratat e saj. Ajo thotë me 24 më ka marrë telefonin, por ai ka qenë në Mal të Zi. Qëndronte 1 ditë kur vinte.

Ata kanë probleme të tjera, unë ia kam lënë Zotit t’i kryejë dhe shtetit. Ata duan që të më acarojnë mua që të më detyrojnë të shkoj në viktimë, siç ma bënë ata mua. Unë kam dyshime të tjera, se e kanë vrarë edhe me lekë.

Pyetje: Ku janë gjetur paratë për vrasës me pagesë?

Fatmir Mataj: Mirë që më vranë djalin dhe më erdhën në varrim, e mort, edhe atje kanë qenë duke më shti në gjak, për radhë të dytë. Kam qenë duke vrarë njeriun e gabuar për vëllezërit e asaj. Për faj të tyre isha duke vrarë një njeri tjetër. Ata duan të përfitojnë prej djalit tim.

Lini një Përgjigje