
Gjykata e Posaçme ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Samuel Troshanin dhe Izmir Sakicën, të arrestuar për përplasjen me armë zjarri në gusht 2024 në Rranxë të Bushatit.
Të akuzuarit nuk u paraqitën në seancë, duke u përfaqësuar me prokurë nga avokati Sokol Tahiraj, çka bëri që të dështojë marrja e tyre në pyetje. Seanca u kufizua vetëm në rivlerësimin e masave të sigurisë.
Në këtë ngjarje mbetet ende në kërkim Aleksandër Prendi, i cili dyshohet si një nga protagonistët kryesorë të përplasjes me armë mes dy grupeve.
Lini një Përgjigje