TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Dhjetor 2023, 12:29

"I përkushtuar ndaj nxënësve", kush është mësuesi që humbi jetën në aksidentin tragjik në Librazhd

Shkruar nga Pamfleti

"I përkushtuar ndaj nxënësve", kush është

Tahir Bici është mësuesi që humbi jetën në aksidentin e shënuar dy ditë më parë në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në vendin e quajtur “Ura e Mërkurit”.

54-vjeçari që mbeti i plagosur bashkë me 5 persona të tjerë në këtë aksident, nuk mundi të mbijetojë dhe humbi jetën në spital mbrëmjen e kaluar.

Ai ishte mësues në shkollën 9-vjeçare Pishkash dhe më parë kishte punuar në disa shkolla të rrethit Librazhd, në Babje, Librazhd dhe Dragostunjë.

Ai njihej nga të gjithë si një mësues fjalëpak e punëshumë, i përkushtuar ndaj nxënësve, i urtë dhe këmbëngulës për të arritur më të mirën për brezin e ri.

"E dhimbshme kjo ndarje e parakohshme nga jeta e mesuesit Tahir Bici. Koleg, mesues, bashkeshort dhe prind shembullor. Profesor Tahiri mbaroi shkollen e mesme artistike "Onufri", me pas vazhdoi studimet e larta per mesuesi CU", njofton Zyra Arsimore Prrenjas.

mesues aksident librazhd

Lini një Përgjigje