TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Dhjetor 2023, 09:25

Aksidenti me 6 të plagosur në Librazhd, humb jetën mësuesi nga Librazhdi

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti me 6 të plagosur në Librazhd, humb jetën mësuesi

Ka ndërruar jetë mësuesi Tahir Bici, pasi mbeti i plagosur në aksidentin e ndodhur në aksin Librazhd –Prrenjas në Qukës, dy ditë më parë.

Në aksident u përfshinë dy automjete dhe u plagosën gjashtë persona. Si pasojë e plagëve të marra Tahir Bici nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë. 

"Në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti me drejtues shtetasin A. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. P.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin A. S. dhe 3 të tjerë në automjetin me drejtues shtetasin Gj. P., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit", thuhej në njoftimin e policisë.

 

aksident librazd 6 te plagosur mesues

Lini një Përgjigje