TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Dhjetor 2023, 09:16

Korrupsion dhe ryshfet, arrestohen dy oficerë të Aeroportit të Rinasit

Shkruar nga Pamfleti

Korrupsion dhe ryshfet, arrestohen dy oficerë të Aeroportit të

Dy efektivë policie të Komisariatit të Rinasit në Tiranë kanë rënë në prangat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, nën akuzën e korrupsionit.

Bëhet fjalë për policët Endri Beramaj dhe Ardit Doçi, arrestimi i të cilëve u bë në flagrancë rreth mesnatës së të mërkurës.

Mësohet se arrestimi i tyre u bë mbi dyshimet e mashtrimit të një qytetareje, të cilën të dy nuk e kanë lejuar të udhëtoj në drejtim të një shteti të Bashkimit Europian me pretendimin se i ka përfunduar afati i udhëtimit.

Megjithatë, sipas policëve, udhëtimin mund ta kryente pa probleme nëse do të paguante para ryshfet. Rasti është denoncuar nga gruaja në fjalë dhe më pas AMP nisi menjëherë veprimet për dokumentimin e veprës penale.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka dyshime për përfshirje edhe të efektivëve të tjerë në skema të ngjashme, teksa po punon për të verifikuar edhe të tjerë.

Lini një Përgjigje