
Një shqiptar në Itali ka humbur jetën pasi ra nga një kantier ndërtimi në Borghetto.
Mësohet se viktima, 61 vjeç, ishte në katin e katërt të godinës kur ra nga një lartësi rreth 8-10 metra.
Ambulanca shkoi në vendngjarje por shqiptari nuk i mbijetoi dot plagëve të marra. Identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur nga autoritetet.
“Një tragjedi, vajtojmë një tjetër vdekje të papritur dhe një tjetër familje të rrënuar. Në këto raste nuk ka fjalë, tani hetimet do të bëjnë detyrën e tyre për të konstatuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe për të hedhur dritë mbi të gjitha aspektet e çështjes”, tha kryebashkiaku Giancarlo Canepa, i Borghettos, i cili mbërriti menjëherë në vendin e aksidentit.
Lini një Përgjigje