TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Dhjetor 2023, 10:07

Të shtënat me armë në Sanxhak të Kurbinit, zbardhet dëshmia e policit Dhurim Metko: 2 persona më bënë pritë!

Shkruar nga Pamfleti

Të shtënat me armë në Sanxhak të Kurbinit, zbardhet

Dhurim Metko, efektiv i rendit në policinë e Kurbinit ka denoncuar se dy persona i kanë zënë prite dhe kanë qëlluar në drejtim të tij, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur me të shtëna. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Ngjarja sipas efektivit të policie ka ndodhur teksa efektivi i policisë po lëvizte me makinë në rrugën në fshatin Sanxhak. Efektivi i policisë ka qenë i veshur me uniformë.

Ai ka deklaruar se nuk ka arritur që t’i njohë dy personat që i bënë pritë në rrugë.

Forca të policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë verifikimet në terren. Policia po heton dy pista, faktin që deklarata e efektivit mund të jetë e vërtetë, por edhe e inskenuar pasi në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja.

Në Lezhë ndodhet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Lini një Përgjigje