Pronari i banesës, Dritan Qato nuk ndodhej në shtëpi. Në banesë ndodhej vetëm babai i pronarit, Shain Qato, i cili arriti të shpëtojë, ndërsa ka vetëm dëme materiale.
Një zjarr ka rënë në një vilë trekatëshe në Berat në mesnatë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ish "Pjeshkorja" pranë Sigurimeve Shoqërore. Një i moshuar ka qenë brenda në banesë, por ka arritur që të shpëtojë.
Menjëherë shkoi në vendngjarje grupi i shërbimit dhe një mjet zjarrfikëse dhe konstatuan se kati i 3 i vilës ishte spërkatur me benzinë dhe kishte shpërthyer në flakë.
Dyshohet se ka qenë vetë i moshuari ai që i ka spërkatur me benzinë banesën, pasi dyshohet se vuan nga skleroza. Zjarri kishte marrë përmasa të mëdha për shkak dhe të konstruksionit të banesës prej dërrase.
Për shuarjen e zjarrit u ndërhy edhe me 2 mjete të tjera zjarrfikëse. Pas disa minutash u bë e mundur vënia nën kontroll dhe fikja plotësisht e zjarrit.
Pronari i banesës, Dritan Qato nuk ndodhej në shtëpi. Në banesë ndodhej vetëm babai i pronarit, Shain Qato, i cili arriti të shpëtojë, ndërsa ka vetëm dëme materiale.
Shefi i Repartit të Shërbimit Zjarrfikës Berat, Artan Merko, ka deklaruar se pas njoftimit të marrë, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit, që kanë parë se kati i tretë i vilës ishte në flakë.
Merko konfirmon se kemi të bëjmë me një zjarrëvënie të qëllimshme, pasi vila ishte e lyer nga të gjitha anët me benzinë. Merko ka deklaruar se në ndihmë kanë mbërritur më shumë forca zjarrfikëse dhe u bë e mundur vënia nën kontroll dhe fikja e plotë e vatrës së zjarrit.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivë të shumtë policie, që do të kryejnë këqyrjen e vendngjarje.
Ende nuk dihen shkaqet se përse banesa u lye me benzinë dhe më pas iu vu flaka, ndërkohë që burimet policore konfirmojnë se po kontrollohen edhe kamerat e shtëpive dhe të bizneseve përreth vilës.
Lini një Përgjigje