
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 15 të arrestuarit për aferën e inceneratorit të Tiranës.
Në përfundim të seancës maratonë e cila nisi që prej orës 10:30 ku avokatët dhanë version e tyre lidhur me përfshirjen në dosjen e korrupsionit të Incineratorit të Tiranës, gjykata e posaçme vendosi: Arrest në burg për Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Mirel Mërtirin, Klodian Zoton, Erjon Muratajn, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Jetmir Llapaj.
Ndërsa në Arrest shtëpie u lanë Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Sidita Tola.
Kujtojmë se hetimet e Prokurorisë së Posaçme për inceneratorin e Tiranës, të cilat çuan në lëshimin e 15 urdhërave të arrestit, kanë zbuluar një seri parregullsish në procedurat e ndjekura për t’i dhënë koncencionin kompanisë fituese. Përveç shkeljeve ligjore, thuajse e gjithë praktika është realizuar në bashkëpunim me dy sipërmarrësit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përfituesit e koncensionit.
Ngjashëm me rastet e Elbasanit dhe Fierit, edhe për inceneratorin e Tiranës, siç rezulton nga hetimet, makineria shtetërore ka qenë gati e tëra, në shërbim të biznesmenëve Zoto dhe Mërtiri.
Aktet e Prokurorisë dëshmojnë se ishin ata që kanë kontrolluar të gjithë procesin nga fillimi deri në fund, ndërsa funksionarët shtetërorë të përfshirë, kujdeseshin të mbyllnin procedurat pa vonesë, sipas interesave të dy sipërmarrësve.
Lini një Përgjigje