TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Dhjetor 2023, 15:51

I dënuar në Shqipëri për plagosje, ekstradohet nga Britania 29-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar në Shqipëri për plagosje, ekstradohet nga Britania

Një i ri i dënuar për plagosje me armë zjarri është ekstraduar nga Britania në vendin tonë. Interpoli ka njoftuar se ka ekstraduar në Shqipëri Ledio Hysën, 29 vjeç, i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg për një ngjarje të ndodhur në vitin 2018. 

Ledio Hysa ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin A.K, ngjarje ndodhur pranë liqenit të Belshit.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2019, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, një shtetas shqiptar i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për plagosjen e një shtetasi, me armë zjarri pistoletë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Manchester, Britani e Madhe, është ekstraduar nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar Ledio Hysa, 29 vjeç.

Këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2019, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Shtetasi Ledio Hysa, në vitin 2018, afër liqenit të Seferanit, në Belsh, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, në këmbë, shtetasin A. K”, njoftoi Interpoli.

shqipëri ekstradim britani

Lini një Përgjigje