TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Dhjetor 2023, 15:44

Tentoi të arratisej dhe sulmoi efektivin e policisë pasi u kap me kokainë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të arratisej dhe sulmoi efektivin e policisë pasi u kap me

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spoleto të Italisë, pasi u kap me doza kokaine.

I riu tentoi të arratisej dhe sulmoi efektivin e policisë, por u arrestua nga autoritetet italiane pasi u kap me disa doza kokaine në Itali. Pritet riatdhesimi i tij në Shqipëri.

Oficerët e ndaluan të riu, së bashku me një person tjetër në një parking në qytet, pasi vunë re se ata dukeshin të dyshimtë.

Policia i është afruar dhe i ka kërkuar t’i tregojnë objektin që mbanin në dorë, ndërsa në këtë moment njëri prej të rinjve u zhduk me vrap.

20-vjeçari iu nënshtrua kontrollit dhe në ato momente ka nisur të bëhet nervoz dhe agresiv.

Fillimisht ai shtyn një prej efektivëve dhe tenton të arratiset, por nuk ia del. Pavarësisht tentativave për ta qetësuar, i riu ka sulmuar një polic duke i shkaktuar dëm në kyçin e dorës.

Gjatë kontrolleve, atij iu gjetën të fshehura në trup, 3 fasha kokaine, 3 celularë dhe 1040 euro cash.

Pas arrestimit, rezultoi se i riu ishte ilegal në shtetit italian dhe u shoqërua në Barin për riatdhesim.

arrestim itali kokaine

Lini një Përgjigje