
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnje.
Automjeti tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin S. V., 64 vjeç, banues në Pojan, ka aksidentuar për vdekje një shtetas, ende të paidentifikuar.
Mësohet se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjetet e Komisariatit, ku po kryhen veprimet hetimore.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
“Rreth orës 17:40, në Golem, Lushnjë, automjeti tip “Volksëwagen” me drejtues shtetasin S. V., 64 vjeç, banues në Pojan, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas, ende i paidentifikuar.
U shoqërua drejtuesi i mjetit në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje