TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Dhjetor 2023, 09:04

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, dy persona i bëjnë pritë efektivit të policisë

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, dy persona i

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Laç.

Raportohet se është qëlluar me armë drejt një oficeri police, i cili ka qenë duke lëvizur me makinë në rrugën në fshatin Sanxhak.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa fatmirësisht polici nuk është plagosur.

Nuk dihet nëse ka qenë atentat apo tentativë grabitje.

Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë si edhe për identifikimin e autorëve.

Ndërkohë, është zbardhur edhe dëshmia e policit Dhurim Metko.

Metko është efektiv i rendit në policinë e Kurbinit ka denoncuar se dy persona i kanë zënë prite dhe kanë qëlluar në drejtim të tij, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur me të shtëna. 

Ngjarja sipas efektivit të policie ka ndodhur teksa efektivi i policisë po lëvizte me makinë në rrugën në fshatin Sanxhak. Efektivi i policisë ka qenë i veshur me uniformë.

Ai ka deklaruar se nuk ka arritur që t’i njohë dy personat që i bënë pritë në rrugë.

Policia po heton dy pista, faktin që deklarata e efektivit mund të jetë e vërtetë, por edhe e inskenuar pasi në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja.

Në Lezhë ndodhet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

arme lac

Lini një Përgjigje