TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Dhjetor 2023, 08:09

Aksion antidrogë në Vlorë, sekuestrohet një sasi e madhe kanabisi

Shkruar nga Pamfleti

Aksion antidrogë në Vlorë, sekuestrohet një sasi e

Një operacion anti-drogë është zhvilluar gjatë natës nga policia në Vlorë.

Mësohet se është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kanabisi, lëndë e cila ishte gati për trafikim.

Lënda narkotike po transportohej me një fugon, i cili është bllokuar nga policia. Kanabisi ka qenë i presuar dhe gati për t'u trafikuar

Ende nuk ka një reagim zyrtar, ndërsa policia pritet të dalë në një komunikatë për mediat.

Lini një Përgjigje