TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Dhjetor 2023, 08:51

U kap me drogë në makinë, arrestohet 20-vjeçari në Berat

Shkruar nga Pamfleti

U kap me drogë në makinë, arrestohet 20-vjeçari në

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, pasi iu zbuluan qindra doza kanabisi.

Droga u gjet në automjetin që drejtonte i riu me iniciale D. B., banues në Berat dhe në banesën e tij. Kanabisi ishte ndarë në qindra doza, për t’i shitur në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit.

"Goditje të njëpasnjëshme në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, kundër veprimtarisë kriminale të shitjes në doza, të lëndëve narkotike. Arrestohet në flagrancë një 20-vjeçar që posedonte qindra doza cannabisi, në automjet dhe në banesë, me qëllim shitjen në qytetin e Beratit. Sekuestrohen dozat e lëndës narkotike.

Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut dhe punës së inteligjencës policore, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shitjes në doza, të lëndëve narkotike, rast për të cilin u vu në pranga shtetasi D. B., 20 vjeç, banues në Berat.

Nga kontrollet në automjetin që drejtonte 20-vjeçari dhe në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale sasi të lëndës narkotike cannabis sativa, të ndara në qindra doza, për t’i shitur në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje