TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Dhjetor 2023, 15:19

Arrestohet 26-vjeçari në Shkodër, pjesë e grupit kriminal që kultivuan mbi 10 mijë rrënjë kanabis

Shkruar nga Pamfleti

Arrestohet 26-vjeçari në Shkodër, pjesë e grupit kriminal

Shkon në 4 numri i personave të arrestuar si pjesëtarë të një grupi kriminal, përgjegjës për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa, në fshatrat Kir dhe Pult.

Policia e Shkodrës ka arrestuar 26-vjeçarin Kristjan Plepaj.

3 të tjerët pjesë e grupit kriminal prej 10 anëtarësh, u arrestuan më datë 26.11.2023, ndërsa bimët e kultivuara u asgjësuan në gusht të këtij viti, në kuadër të fazës së 12 të megaoperacionit “Alpe të pastra”.

Si rezultat i veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për ndalimin e shtetasit të akuzuar për vepra penale të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të 26 vjeçarit.

I riu u ndalua sepse nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, ka rezultuar se bashkë me 9 shtetas të tjerë, të organizuar si grup, kanë kultivuar në fshatrat Kir dhe Pult, 10 274  bimëve narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nga shërbimet e Policisë, në gusht të vitit 2023, si rezultat i fazës së 12 të megaoperacionit anticannabis, në nivel qarku, të koduar “Alpe të pastra”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

kanabis arrestim shkoder

Lini një Përgjigje