TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Dhjetor 2023, 09:33

Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Përrenjas, plagosen 6 persona

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Përrenjas, plagosen 6

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugët e Shqipërisë, ku kanë mbetur të plagosur gjashtë persona.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Përrenjas, ku mbetën të plagosur gjashtë persona, një prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Aksidenti është regjistruar në vendin e quajtur “Ura e Mërkurit”.

Njëri prej të plagosurve është transportuar për në repartin e kirurgjisë së Spitalit të Elbasanit për shkak të frakturave të shumta që i janë shkaktuar nga aksidenti.

Nga pamjet e siguruara, shihen mjete të shkatërruara në vendin e ngjarjes. Një automjet dyshohet se ka humbur drejtimin e lëvizjes, është përplasur me një tjetër dhe ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me bordurën anësore.

"Në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti me drejtues shtetasin A. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. P.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin A. S. dhe 3 të tjerë në automjetin me drejtues shtetasin Gj. P., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit", njofton policia.

Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Përrenjas, plagosen 6Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Përrenjas, plagosen 6

aksident librazhd perrenjas 6 persona

Lini një Përgjigje