
Mediat greke kanë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e vrasjes së Marjola Nakolecit në Volos të Greqisë.
Sipas shtypit fqinj, djali 13-vjeçar i familjes u përpoq të ndalonte babanë që të mos i vriste nënën. Krimi ndodhi në shkallët e pallatit teksa 36-vjeçarja po përpiqej të shpëtonte duke u larguar me vrap nga banesa.
Gjatë sherrit mes çiftit, 13-vjeçari iu hodh në qafë babait dhe e tërhiqte për të mos e lejuar ta godiste me thikë. Mirëpo 40-vjeçari arriti t’i merrte jetën bashkëshortes së tij dhe nënës së fëmijëve duke e goditur me thikë në kraharor.
Edhe vajza 16-vjeçare, e cila ishte dëshmitare në krim, u përpoq të ndihmonte nënën 36-vjeçare, e cila vdiq në krahët e vajzës së saj.
Ndërsa vajza tjetër e çiftit, vetëm 5 vjeçe, mbeti e tronditur brenda apartamentit.
Pasi goditi për vdekje me thikë Marjolën, Pandeli Nakoleci u arratis dhe u kap nga policia greke 1 ditë më vonë.
Intervista e vajzës 18-vjeçare për median greke:
Vajza: U grindën sepse babai im ishte shumë xheloz.
Pyetje: Nuk janë grindur më parë?
Vajza: Janë grindur por jo kështu. Ishim mirë. Kohët e fundit kishte filluar punën. Punonte normalisht, ishte normal. Nuk bërtiste, nuk pinte, asgjë nga këto. Thjesht filloi nga xhelozia dhe për këtë arsye e bëri.
Pyetje: Ishe aty?
Vajza: Po. Nëna ime bërtiste ‘ndihmë ndihmë’, ai veproi shpejt dhe iku. Pashë gjithçka, edhe kur ai e goditi me thikë dhe ajo po bërtiste, edhe kur e tërhoqi nga flokët dhe e hodhi përtokë. Ata ishin në dhomë, po bërtisnin. Nuk i kushtova shumë vëmendje, po flija. Pastaj mami filloi të thoshte ‘Do të më vrasësh’? Pastaj filloi të vraponte. Ishim unë dhe vëllai im, ai është 13 vjeç. Nuk di çfarë të them. Ishte e papritur. Nuk di çfarë të mendoj. U grindën për këtë dhe mami i tha ‘më mirë të ndahemi’. Ai iku njëherë për dy ditë, nuk e nxori jashtë mami, iku vetë dhe pastaj u kthye dy ditë më vonë. Nuk dua ta shoh më.
Pyetje: A kishte tentuar ndonjëherë vetëvrasjen?
Vajza: Po një herë, këtë vit në fakt. Për të njëjtën arsye.
Pyetje: A ja mori celularin mamit për të kontrolluar mesazhet?
Vajza: Po, po.
Lini një Përgjigje