TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Gusht 2025, 11:47

Fshihte municione, granata dhe automatik në banesë; kush është 19-vjeçari i arrestuar në Laç

Shkruar nga Pamfleti
Fshihte municione, granata dhe automatik në banesë; kush
Foto Ilustruese

Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Laç, pasi iu gjet armë zjarri në banesë. 

Policia gjeti në banesën e të arrestuarit Etien Zefi 1 automatik, sasi municioni luftarak dhe 3 granata. 

I riu po hetohet nën akuzën e mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve dhe të municioneve. 

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Arka”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik, municion luftarak dhe 3 granata.

Vihet në pranga 19-vjeçari që i mbante të fshehura në banesën e tij, në Laç.

Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, Komisariati i Policisë Kurbin ka siguruar informacion se një shtetas mbante armë zjarri, pa leje, në banesën e tij, në Laç. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të këtij informacioni është finalizuar operacioni i koduar “Arka”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

E. Z., 19 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri automatik, sasi municioni luftarak dhe 3 granata, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Fshihte municione, granata dhe automatik në banesë; kush
Arma e sekuestruar e 19-vjeçarit

armembajtje pa leje

Lini një Përgjigje