Emri i tij doli nga një hetim i SPAK, që çoi në goditjen e një grupi kriminal të trafikut të lëndëve narkotike të llojit kokainë, heroinë dhe marijuanë, që vepronte në Itali dhe Shqipëri.
Ky është Dorian Beu, 46-vjeçarit që u kap në malin e Tomorit pasi ishte në kërkim si pjesë e një grupi trafiku droge. Ndaj tij, GJKKO kishte dhënë masën e sigurisë arrest në burg.
46-vjeçari është pjesë e grupit të trafikut të drogës të goditur nga SPAK në dhjetor të vitit 2023, i cili akuzohet për trafikimin e 356 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë, marijuanë dhe hashash.
Një ndër drejtuesit e grupit ishte edhe Emirjan Beu, kushëri i Dorian Beut.
Emri i tij doli nga një hetim i SPAK, që çoi në goditjen e një grupi kriminal të trafikut të lëndëve narkotike të llojit kokainë, heroinë dhe marijuanë, që vepronte në Itali dhe Shqipëri dhe që drejtohej nga Gernard Beu, Emirjan Beu dhe Braniol Liço. Sipas Prokurorisë, grupi akuzohej për trafikimin e mbi 120 kg kokainë, 15 kg heroinë e pastër, 129 marijuanë dhe 92 kg hashash, të cilat u sekuestruan në Itali në disa episode të ndryshme.
Emirjan Beu është vëllai i Florida Beut, e cila zbuloi skandalin e korrupsionit të ish-zëvendësministres së Brendshme Rovena Voda. Ish-zëvendës ministrja i premtoi punë në ministri avokates Florida Beut në këmbim të 2 mijë eurove, një arke peshku dhe një telefoni.
Dosja e SPAK
Në dhjetor të 2023, Prokuroria e Posaçme njoftoi përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të 21 anëtarëve të një grupi të strukturuar kriminal me veprimtari në fushën e trafikut dhe shitjes së lëndëve narkotike, si dhe të pastrimit të parave. Në njoftim thuhet se hetimi është kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Bergamos në Itali, prej nga është provuar tregtimi i një sasie prej më shumë se 120 kilogramë kokainë, 15 kilogramë heroinë si dhe 129 kilogramë marijuanë e 92 kilogramë hashash, të sekuestruara në Itali në disa episode të ndryshme.
Veprimtaria grupit rezulton të jetë zhvilluar prej vitit 2015 e në vijim, kryesisht në qytetin e Durrësit në Shqipëri, si dhe në disa qytete të Italisë, si në Bergamo, Breshia, Milano dhe Torino.
Si krijues dhe drejtues të organizatës akuzohen të pandehurit Gernard Beu, Emirjan Beu dhe Braniol Liço, ndërsa si pjesëmarrës, janë identifikuar 18 persona të tjerë, ku ndër to ishte dedhe Dorian Beu.
Me kërkesë të SPAK, gjykata respektime ka vendosur edhe masën e sigurimit “Sekuestro preventive” ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në zotërim direkt dhe indirekt të drejtuesve të grupit kriminal, të pandehurve Braniol Liço, Gernard Beu dhe Emirjan Beu. Në njoftim thuhet se janë sekuestruar tre shoqëri tregtare dhe asetet e tyre, katër aktivitete të tjera tregtare, anije peshkimi, automjete, pesë njësi shërbimi; një apartament dhe një garazh.
Sipas prokurorisë, pasuritë kapin shumën e 1 milion eurove dhe sekuestrimi i tyre është kryer me arsyetimin se vlera i korrespondon asaj të produkteve të veprës penale, të cilën të pandehurit kanë përfituar nga kryerja e aktivitetit kriminal.
Lini një Përgjigje