Publikohen fotot e dy motrave që humbën jetën tragjikisht në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë-Delvinë.
Dy motrat Rozina Dhimaku dhe Elvisa Dhimanku po udhëtonin sëbashku me një tjetër vajzë Antonela Dhima 24 vjeçe, e cila ka mbetur e plagosur rëndë me automjetin e tyre tip “Lancia”.
Mësohet se drejtuese e mjetit ka qenë Elvisa Dhimaku 22 vjeçe ndërsa 20-vjeçarja Rozina Dhimaku ishte pasagjere pasagjere. Kjo e fundit mësohet se ishte edhe studente mjekësie.
Policia njofton zyrtarisht se aksidenti ndodhi rreth orës 20:15, ku 23-vjeçari Kevin Nora duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin ku udhëtonin 3 vajzat.
"Aksidenti ndodhi rreth orës 20:15, ku 23-vjeçari K. N., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesja e automjetit “Lancia”, shtetasja E. Dh., 22 vjeçe, së bashku me pasagjeren shtetasen R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa pasagjerja tjetër në këtë automjet, shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Dy viktimat janë motra, me origjinë nga Delvina", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje