TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Gusht 2025, 21:39

Automjetet përplasen kokë më kokë, kush janë 2 motrat që humbën jetën në aksident; një vajzë tjetër lufton për jetën

Shkruar nga Pamfleti

Automjetet përplasen kokë më kokë, kush janë 2 motrat

Viktimë ka mbetur Elvisa Dhimaku, drejtuese e mjetit, Rozina Dhimaku, pasagjere dhe e plagosur Antonela Zhupa, pasagjere.

Viktimat e aksidentit tragjik në aksin Sarandë-Delvinë janë 2 motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku 20 dhe 22 vjeçe. Raportohet se 2 automjete janë përplasur “kokë më kokë”, ndërsa një vajzë tjetër Antonela Zhupa 24-vjeçe ka mbetur e plagosur rëndë.

Elvisa Dhimaku ishte drejtuese e mjetit, Rozina Dhimaku, pasagjere dhe e plagosura rëndë Antonela Zhupa, gjithashtu pasagjere.

Bëhet me dije se vajzat janë nga fshati Kopaçeza. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”.

Automjeti ku udhëtonin 3 vajzat u përplas me një makinë tjetër tip "Audi", që drejtohej nga Kevin Nora 23-vjeç.

Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes. E plagosura është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë.

 

Lini një Përgjigje