TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Gusht 2025, 20:22

U përplas nga automjeti që drejtohej nga një 17-vjeçar pa patentë, babai i 3 fëmijëve përfundon në intubim te Trauma

Shkruar nga Pamfleti

U përplas nga automjeti që drejtohej nga një 17-vjeçar pa

Një aksident ka ndodhur rreth mesditës së sotme pranë shkollës së muzikës në Fier, ku një këmbësor u përplas nga një automjet tip “Range Rover”.

I aksidentuari është identifikuar si Kreshnik Tomani, 35-vjeç, baba i tre fëmijëve. Sipas dëshmive, ai ishte duke kaluar rrugën kur u godit nga automjeti që drejtohej nga një 17-vjeçar, i cili qarkullonte pa leje drejtimi.

Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe i ka shkaktuar plagë të rënda.

Menjëherë pas ngjarjes, Tomani u transportua fillimisht në Spitalin Rajonal të Fierit, por për shkak të gjendjes së rëndë u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mjekët konfirmojnë se ai ndodhet në gjendje kome dhe i intubuar, duke luftuar për jetën.

Policia e Fierit ka shoqëruar adoleshentin që drejtonte mjetin dhe ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Lini një Përgjigje