
Nga aksidenti tragjik, 2 persona kanë ndërruar jetë ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë urës së Vanës, në aksin Sarandë-Delvinë, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është plagosur.
Viktimat e aksidentit tragjik janë 2 motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, ndërsa një vajzë tjetër Antonela Zhupa ka mbetur e plagosur rëndë.
Raportohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”. Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes.
Deri tani bëhet me dije se viktima të aksidentit janë dy motra nga Kopaçeza, bashkia Delvinë. Burimet thonë se dy automjete janë përplasur kokë më kokë.
Mësohet se personi i plagosur është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë. Ende nuk ka detaje në lidhje me rrethanat e aksidentit.
"Aksidenti ndodhi rreth orës 20:15, ku 23-vjeçari K. N., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesja e automjetit “Lancia”, shtetasja E. Dh., 22 vjeçe, së bashku me pasagjeren shtetasen R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa pasagjerja tjetër në këtë automjet, shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Dy viktimat janë motra, me origjinë nga Delvina", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje