Policia ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik mbrëmjen e sotme ku humbën jetën 2 motra, ndërsa një vajzë tjetër mbeti e plagosur rëndë.
Aksidenti i rëndë ndodhi në aksin Delvinë-Sarandë, pranë urës së Vanës.
Policia njofton zyrtarisht se aksidenti ndodhi rreth orës 20:15, ku 23-vjeçari Kevin Nora duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen Elvisa Dhimaku.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesja e automjetit “Lancia”, shtetasja Elvisa Dhimaku 22 vjeçe, së bashku me pasagjeren shtetasen Rozina Dhimaku 20 vjeçe, ndërsa pasagjerja tjetër në këtë automjet, shtetasja Antonela Dhima 24 vjeçe, ka mbetur e plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Dy viktimat janë motra, me origjinë nga Delvina. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

"Aksidenti ndodhi rreth orës 20:15, ku 23-vjeçari K. N., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesja e automjetit “Lancia”, shtetasja E. Dh., 22 vjeçe, së bashku me pasagjeren shtetasen R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa pasagjerja tjetër në këtë automjet, shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Dy viktimat janë motra, me origjinë nga Delvina", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje