TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Gusht 2025, 09:20

Kapet në Malin e Tomorrit 46-vjeçari i kërkuar nga SPAK për tarfik droge dhe grup kriminal, zbardhet emri 

Shkruar nga Pamfleti
Kapet në Malin e Tomorrit 46-vjeçari i kërkuar nga SPAK
Pamje nga arrestimi

Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim i dënuar me burg nga GJKKO është arrestuar nga policia në Malin e Tomorrit.

Dorian Beu po lëvizte me automjet kur Forcat Operacionale në bashkëpunim me policinë e Durrësit ndërhynë duke e arrestuar.

Në vitin 2023, GJKKO dha masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. 

Në tetor të vitit 2023, ai u arrestua bashkë me kushëririn e tij, Emirjan Beu dhe Syrjan Tolën në Itali, si pjesë e një bande të trafikut të drogës në Milano.

Tre trafikantëve iu sekuestruan edhe 1 milionë euro pasuri në Durrës, të përfituara nga paratë e ardhura nga krimi. Policia e Durrësit sekuestroi 1 anije peshkimi, 1 apartament, 1 garazh, një bar kafe, 3 dyqane, 2 shoqëri peshkimi së bashku me asetet e tyre.

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 60”.

Lokalizohet në Malin e Tomorrit, kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar, me masë sigurie “Arrest në burg”, caktuar nga GJKKO-ja.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me DVP Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 60”.

Bazuar në informacionet e siguruara se në Malin e Tomorrit po qarkullonte me automjet, një shtetas i kërkuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, të kryera në formën e organizatës kriminale, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin D. B., 46 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për hetime të mëtejshme", njofton policia.

arrestim ne malin e tomorrit grup kriminal

Lini një Përgjigje